Vetizolimi është një nga masat më efikase kundër përhapjes së koronavirusit, prej të cilit nuk kanë shpëtuar as zyrtarë të nivelit të lartë.
Një listë me politikanë që zgjodhën të vetëkarantinoheshin:
Presidenti i Portugalisë,Marcelo Rebelo de Sousa, pezulloi të gjitha angazhimet e tij zyrtare për shkak të koronavirusit. Në deklaratën zyrtare ai pohoi se do të qëndrojë në shtëpi për rreth dy javë.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer do të vetizolohet, për shkak të kontaktit me një person të dyshuar me kCovid-19.
Minisitrja e Shëndetësisë Britaninë e Madhe, Nadine Dorries rezultoi positive me koronavirus dhe u vetizolua.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, do të vetizolohet për shkak të koronavirusit. Ai pohoi se do të punojë nga shtëpia e tij për 14 ditët e ardhshme.
Zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran, është në karantinë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Ted Cruz, senatori republikan vendosi të vetizolohet, për shkak të kontaktit me një person pozitiv me koronavirus. Ai pohoi se nuk kishte shenja, por pavarësisht kësaj do të qëndronte në shtëpinë e tij për 14 ditë.
Senatori Matt Gaetz pohoi se do të vetizolohet për 14 ditë pasi kishte patur kontakt me një person pozitiv me koronavirus. Ndërkohë ai ka shpenzuar një fundjavë më presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Senatori Doug Callins, vendosi të vetizolohej pasi ai kishte bërë foto me një person me koronavirus. Pavarësisht se nuk kishte simptoma, senatori Callins do të qëndrojë në shtëpinë e tij për 14 ditë.
Senatori Paul Gosar, njoftoi se do të vetizolohej për shkak të kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Senatorja Julia Brownley pohoi do të qëndronte në shtëpi pasi kishte patur kontakt me një person të infektuar.
Senatori Mark Meadows, gjithashtu u vetizolua për shkak të kontakti me një person të infektuar me koronavirus.