Virusi Korona/ Përgaditet spital mobil me 130 shtretër

Si rrjedhojë e masave për menaxhimin e situatës me virusin Korona kanë filluar punët ndërtimore në kompleksin e klinikave në Shkup.

Marketing

Po zgjerohet hyrja në kompleks me qëllim të mundësimit të hapësirës më të madhe për hyrje të automjeteve për intervenim. Po përgaditet hapësira pranë Klinikës univerzitare për sëmundje infective, ku prej javë së ardhëshme do të vendoset spitali mobil me kapacitet prej 130 shtretër.

Qëllimi i këtij spitali është të zvogëlohet ngarkesa e Klinikës Infective dhe në mënyrë të adekuate të shpërndahet ekipi mjeksorë në luftën dhe mbrojtjen e popullatës nga virusi Korona.

Me lirimin e hapësirës prej 4 mijë metër katërore hapet mundësia për rritjen e kapacitetit të klinikës infective.

Modulet e montuara mund të kombinohen dhe të lidhen në gjatësi dhe gjërësi. Sipas Ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, kjo mundëson që në klinikë të mos ketë mbingarkesë.

Aktivitetiet për ngritjen e spitalit filluan para disa ditëve. Shembuj të tillë ka edhe në rajon.

Në Sërbi panairi në Beogad është shëndrruar në spital të përkohshëm, ndërsa edhe shumë vende të tjera vendosën që panairet dhe sallat sportive t’i transformojnë në spitale të përkohshme.