Virusi korona/Rama njofton ndryshimin e orarit të lëvizjes

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kryeministri Edi Rama, ka publikuar oraret e reja për lëvizjen e qytetarëve.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se duke filluar që nga dita e nesërme orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 13:00.

Sipas tij në këto orar do të jenë hapur dhe pikat e ushqimoreve, ilaçeve dhe shërbimeve bankare.

“Nga nesër, regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi, por edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror! Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë! Nga nesër, orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administrates. Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike”, shkruan kryeministri.

Marketing