SHBA është solidarizuar me Italinë duke i ofruar 100 milionë dollarë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Donald Trump, duke u shprehur se 100 milionë dollarët do të jenë në ndihmë shëndetësore për spitalet ku po luftohet koronavirusi.
Aktualisht, SHBA ka më shumë të infektuar se Italia, por kjo e fundit kryeson për numrin e viktimave me 12 mijë, ndërsa SHBA ka vetëm 3 mijë.