“Virusi s’është zhdukur”/ Sanchez thirrje spanjollëve: Tregoni kujdes pas zbutjes së masave

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shfaqen indiferentë dhe të tregojnë kujdes të plotë pasi të aplikohet strategjia e lehtësimit të masave kufizuese.

Marketing

Ai ka paralajmëruar se virusi nuk është zhdukur ende, e për këtë arsye, në ato zona ku do të ndiqet plani i daljes nga izolimi, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Restorantet dhe baret do të hapen duke iu shërbyer njerëzve në ambiente jashtë. Gjithashtu do të hapen edhe dyqanet dhe do të lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Aktualisht, Spanja regjistron 262,783 të infektuar dhe 26,478 të vdekur.