Visar Ganiu angazhohet edhe për fëmijët, organizon “Karvani i fëmijëve të Çairit”

Parku i Çairit dhe Lagjja Gazi Babë dukeshin të veçantë të premten me aktivitetet e shumta që zhvilluam bashkë me fëmijët e lagjeve.

Marketing

Me shumë art, muzikë, sport, film dhe pa fund argëtim për më të vegjlit tanë, por gjithnjë duke i respektuar masat anti-kovid u zhvillua dita e parë e “Karvanit të fëmijëve të Çairit”. Ky aktivitet që po mbahet në prag të fillimit të vitit shkollor në Komunën tonë të ♥️ do të ketë edhe vazhdimin e vet ditën e hënë me datë 30.08.2021 në Lagjen Seravë(Fusha e sportit në SHFK “Hasan Prishtina”) dhe Lagjen Fushë Tophanë (Parku i madh).

Një falenderim të veçantë për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij Karvani, arsimtarë dhe edukatorët e shkollave e të çerdheve që aderojnë në Komunën tonë, artistët e Galerisë Kombëtare, aktorët që animuan fëmijët: Hamdi Rashitin, Valdeta Ismaili, Mentor Nuredinin, Blerim Dardhishtën, Mentor Kurtin, Gent Toskën. Dhe falënderimi më i veçantë drejtohet në adresën e fëmijëve që i dhanë hijen më të bukur të mundshme këtij Karvani.
Me shumë ♥️ për të gjithë fëmijët e lagjeve të Komunës së Çairit.