Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit Imri Elezi në fshatin Matec të komunës së Likovës, kryetari i komunës së Cairit, Visar Ganiu dhe kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, kanë vendosur lule mbi varrin e tij,përcjell Open-TV.
Postimi i plotë i Visar Ganiut:
Sot, në 22 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Imri Elezi me vendosjen e luleve tek varri i tij në fshatin Mateç përkujtuam veprimtarinë e bashkëqytetarit tonë i cili më 31 maj të vitit 2001 dha jetën për ne, për lirinë tonë, për të drejtat tona, për një ardhmëri më të ndritur të fëmijëve tanë.
Imri Elezi do të jetë gjallë gjithmonë në zemrat tona.
Lavdi Imri Elezit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!