Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu sonte ka marë pjesë në hapjen e Ekspo-Panairit të programit “Young cities” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast Ganiu ka përkujtuar se Komuna e Çairit është komuna e parë në Ballkan e cila është bërë pjesë e rrjetit Strong Cities vite më parë, dhe kemi vazhduar ta ruajmë dhe ta kultivojmë bashkëpunimin që kemi me këtë rrjet.
“Meqë ky evinement i sontëm u dedikohej kryesisht të rinjëve vura në dukje se kur jam në prezencën e të rinjve e kuptoj se jam në mesin e faktorit të vërtetë dhe më të çmueshëm të shoqërisë sonë, inspirimit dhe përkujtimit për mua se përse duhet të angazhohem sa më shumë për zhvillimin e perspektivës dhe të ardhmes rinore” ka thënë Ganiu.
Ai mëtutje ka shtuar
“Unë edhe vet kam qenë në një moshë shumë të re kur jam kyçur në proceset e zhvillimit shoqëror, ndërsa pa mbushur as 40 vjeç jam bërë kryetar i njërës ndër komunat ku mbisundon popullata e re, jam baba i tre djemve të ri dhe çdo ditë mundohem ta ruaj këtë shpirt rinie si sytë”.
Se sa ne e çmojmë rininë e të rinjtë, sa të rëndësishme e kemi krijimin e shoqërisë sa më të mirë për të jetuar rinia jonë pa asnjë stereotip, dëshmon edhe fakti se Komuna e Çairit para dy ditëve u bë e para në gjithë Maqedoninë e Veriut, mbase edhe më gjerë në rajon me kryetarin më të ri të Këshillit Komunal. Një djalosh vetëm 25 vjeçar por me një bagazh të fuqishëm arsimor dhe shoqëror do të drejtojë një nga institucionet më të rëndësishme të Çairit. Ne jemi Komuna e parë e cila kemi iniciuar nismën për të ndihmuar të rinjtë me krijimin e bizneseve personale respektivisht Startup bizneseve, duke mundësuar hapësirë prej 460 metra katrorë në objektet e komunës sonë ku të rinjtë që do të regjistrojnë bizneset e tyre, të kenë vend dhe kushte ku ti fillojnë hapat e parë për bizneset.
Në komunën tonë funksionon tanimë edhe Qendra rinore e hapur në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mirëmbajtjen e secilës kujdeset Komuna e Çairit.
Përcaktuam administrator për çështje rinore, jemi në hap me dispozitat e ligjit për konstituimin e Këshillit Rinor Lokal, të cilin e bëmë pjesë të Statutit të Komunës.
Ndihmojmë për çdo vit organizatat rinore me mjete financiare nga Buxheti ynë për realizimin e projekteve të tyre.
Me këtë rast vura në dukje se ajo që nevojitet është t’u mbjellim të rinjve vetëm një gjë – mendësi progresive dhe gjithçka tjetër do të krijohet vetvetiu.
Unë jam i lumtur që jemi pjesë e Rrjetit Strong cities dhe shpresoj që ky bashkëpunim i yni do të vazhdojë kaq fuqishëm edhe në të ardhmen.