Visar Ganiu nikoqir i kryetarit të Tearcës, Nuhi Neziri

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka mirëpritur sot në takim kryetarin e Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.

Marketing

ÇVendosja e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës ishte në fokusin e takimit tonë. U zotuam se banorët e këtyre dy komunave do t’i sjellim më pranë njëri tjetrit dhe të ndikojmë në përmirësimin e mirëqenies së tyre edhe përmes projekteve të përbashkëta.
Komuna e Çairit, por edhe unë si kryetar i saj gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të gatshëm dhe të hapur për të vendosur raporte të mira bashkëpunimi me komunat e tjera në mbarë vendin, por edhe më gjerë-shkruan Ganiu.

Marketing