Visar Ganiu rizgjidhet nënkryetar i BNJVL-së

Sot Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale zgjodhi kryesinë e re, ndërsa kryetari i Komunës së Çairit është rizgjedhur nënkryetar i BNJVL-së edhe për katër vitet e ardhshme, ndërsa kryetare e BNJVL-së u zgjodh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.Përmes një publikimi Ganiu shkruan se si prioritet më i rëndësishëm, do të mbetet përkushtimi për sigurimin e një pavarësie më të madhe financiare të komunave dhe sigurimin e kushteve për shlyerjen e borxheve me të cilat akoma përballen më shumë komuna.

Marketing

Postimi i plotë :

Sot Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale zgjodhi kryesinë e re, ndërsa unë si kryetar i Komunës së Çairit u rizgjodha nënkryetar i BNJVL-së edhe për katër vitet e ardhshme, ndërsa kryetare e BNJVL-së u zgjodh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Rizgjedhja në kryesinë e BNJVL-së për mua është nder i madh, por edhe përgjegjësi e madhe.
Përvojat që i fitova në mandatin e kaluar katërvjeçar në pozitën e nënkryetarit të BNJVL-së tani do t’i shfrytëzoj për të vazhduar reformat që kemi filluar dhe për të ruajtur unitetin në BNJVL. Në fakt, një nga mjetet më të fuqishme për sukseset e arritura të BNJVL-së është ndërtimi dhe ruajtja e unitetit të të gjithë anëtarëve të saj.
Si prioritet më i rëndësishëm, edhe më tej konsideroj se do të mbetet përkushtimi për sigurimin e një pavarësie më të madhe financiare të komunave dhe sigurimin e kushteve për shlyerjen e borxheve me të cilat akoma përballen më shumë komuna.
Na presin shumë aktivitete. Sot konstituohet Kuvendi i Përgjithshëm i BNJVL-së, u zgjodhën anëtarët e organeve të BNJVL-së. Do të vazhdohet me konstituimin e komisioneve dhe organeve tjera me rëndësi për punën e Bashkësisë, kështu që shkojmë drejt sukseseve të reja.