Visar Ganiu takim të hapur më Forumin Rinor

Kreu i Komunës së Çairit Visa Ganiu sonte ka takuar përfaqësuesit e Forumit Rinor me të cilët ka shkëmbyer ide, sugjerime dhe kërkesa të ndryshme.

Marketing

“Me shumë ide, sugjerime, kërkesa dhe mendime të vlefshme – sonte zhvillova një takim të hapur me të rinjtë e Çairit në kuadër të Forumit Rinor. Nga nevoja për më shumë hapësira leximi, biblioteka moderne dhe literaturë akademike të qasshme, deri te temat si siguria në lagje, mundësitë për zhvillim personal, përfshirja në vendimmarrje dhe bashkëpunimet për projekte rinore – çdo ide e ngritur ishte reale, konkrete dhe e merituar për t’u trajtuar me prioritet”, ka shkruar Ganiu në FB.

Ganiu më tej njofton se së bashku me ish-kryetarin e Forumit Rinor, Jetmir Asani, ka ndjekur me vëmendje prezantimin e kryetarit aktual, Arbnor Maliqi, i cili paraqiti vizionin dhe idetë e reja të Forumit – një platformë që synon të jetë zëri aktiv dhe kontribues i rinisë në Çair.
“Të rinjtë nuk janë thjesht e ardhmja – ata janë e tashmja që meritojnë hapësirë, besim dhe mbështetje institucionale”, shkruan Ganiu.