Viti i Ri, mjekët me apel: Jo grumbullime, respektoni masat

Festa e fundvitit zakonisht kalohet me familjen, e të gjithë grumbullohemi rreth tryezës festive. Por mjekët apelojnë të bëjmë kujdes.

Marketing

“U bëj thirrje njerëzve, sado e çuditshme të tingëllojë, të mos grupohen. Çdo lokal ka një protokoll, mund të hyjnë vetëm të vaksinuarit, ka një protokoll për numrin maksimal të të ftuarve dhe mendoj se të gjithë duhet të respektojnë protokollet dhe masat, por kujdes edhe nëpër shtëpitë tuaja që të mos kemi valë të re infektimesh.”, tha Kristian Kostov, drejtor i spitalit “8 shtatori”.

Në spitalin 8 shtatori, në dy muajt e fundit kanë pasur rreth pesëdhjetë pacientë covid me mbështetje oksigjeni ose me respirator, të cilët vijnë kryesisht nga institucionet e tjera spitalore me gjendje klinike të përkeqësuar dhe kufiri i moshës së këtyre pacientëve është nga 30 vjeç e lart. Shtohen edhe apelet për sa më shumë vaksinime.