16 persona janë lënduar gjatë festimeve për ardhjen e Vitit të Ri në Tiranë.
Një 20 vjeçar është plagosur me një plumb qorr në oborrin e banesës së tij në Tiranë.
Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë.
Njoftimi i policisë
Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç, është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës, në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.