“Viti i ri nuk është festë e jona”, digjet bredhi në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit

Është djegur sot bredhi i Vitit të ri në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Marketing

“Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin.”

Tutje, Veseli bëri të ditur se sot janë vërejtur disa mbishkrime “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

“Policët patrullues kanë vërejtur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ,,Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve””.

Ai tha se po punohet për të identifikuar të dyshuarit.

Rasti është iniciuar për hetim dhe është cilësuar ” Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”.