Vitia: Situata është shumë e rëndë, varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Transfereve dhe Punës ku është deklaruar për masat anti-COVID.

Marketing

Ministri Vitia deklaroi se duhet me doemos të respektohen të gjitha masat, sidomos ato bazike që kanë të bëjnë me luftimin e virusit COVID-19.

Ai theksoi se vetëm sot pati 14 vdekje, qytetarë që humbën jetën si pasojë e këtij virusi brenda 24 orëve.

“Ngushëllimet më të sinqerta më të dashurve të tyre. Në anën tjetër ka mbi 900 e disa prej tyre dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.Kemi personelin shëndetësorë që përkundër se ka filluar vaksinim i tyre përballen vazhdimisht me këtë situatë. Kemi qytetarët të tjerë të cilët nganjëherë s’po munden të marrin as trajtimin me kohë. Situata është shumë e rëndë sidomos në institucionet tona shëndetësore.Qytetarë, varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm sepse përhapet shumë më shpejtë, shumë agresiv dhe i prek moshat e reja të cilët parashihet të vaksinohen tek në fazën e tretë.Duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme. Masat kufizuese kanë dëshmuar se si të efektshme në përputhje të mbajtjes në kontroll të pandemisë.Kësisoj kemi nevojë për të gjithë tani.Situata është rënduar edhe pas fillimit të vaksinimit në vende si Franca, Belgjika, Britania e Madhe të tjera ndonëse kanë filluar vaksinimin më herët dhe shumëfish më të lartë kanë masa tejet kufizuese”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Arben Vitia shtoi se kujdesi i shtuar dhe masat e reja përfshirë ato kufizuese e ndihmojnë procesin e mbrojtjes dhe se vetëm kështu maksimizohet përpjekja për mos-lejimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur për këtë. I lusim edhe njëherë të gjithë që të respektojnë masat ne nivel individual të ndër-prehet zinxhiri i përhapjes së infeksionit. Në anën tjetër Qeveria po punon pandërprerë të sigurojë sa më shumë vaksina sa më shpejtë, në këtë proces nuk është vetëm ministria e Shëndetësisë, por gjithë kabineti qeveritar dhe presidentja Osmani.Po punojmë për rritjen e kapacitetit të shërbimeve në spitale, e kuptojmë kritikën për masat sepse gjendja është e rënduar sa i përket ekonomisë. Jemi të vetëdijshëm në vështirësitë e këtyre sektorëve por edhe para vendimit për këto masa që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit, Ministria e Financave-Transfereve dhe Punës ka përpiluar masat në këtë kohë.Kemi vendosur dhe jemi pajtuar e dakorduar që të formojmë grupe punuese me përfaqësuesit e Gastronomisë dhe të grupeve tjera të prekur nga vendimet tona që kërkesat tona dhe të tyre të bashkërendohen”, shtoi ai.

“Në fund të marsit janë mbledhur mostrat por nga raporti i IKSHPK-së ka qenë më 3 prill.Janë dërguar sic kemi komunikuar më herët 147 mostra ku 97.28% ka dalë se janë nga varianti britanik.Kjo na konfirmon se në Kosovë varianti britanik është dominant mbi 95% dhe kjo kthen alarmin kryesor tek ne sepse ky variant përpos që shpërndahet më shpejtë është më agresiv dhe prek moshat e reja dhe kjo ka qenë edhe një nga bazat e marrjes së vendimeve të cilat i kemi marrë sepse tani nuk janë të rrezikuara vetëm moshat e shtyra.Mirëpo tani në raport me shpërndarjen e virusit meqenëse popullata jonë është kryesisht e re dhe për shkak se pjesa më aktive që dalin është rinia dhe duke pas parasysh se ky variant i atakon bash në këtë pjesë kemi qenë të detyruar të ndërmarrim masa për të ndërprerë shpërndarjen e infeksionit. Nuk e di saktë ku janë marrë, në analizën e dërguar në IKSHPK, por janë 147 mostra në mënyrë të rastësishme që janë marrë e që kanë rezultuar pozitiv me SARS CoV-2. Duke ditur mënyrën e shpërndarjes së këtij varianti natyrisht kemi ardhur në përfundim se ky variant është varianti dominant tek pacientët e të infektuarit me SARS CoV-2″.

Marketing