Vizëbardha të reja në afërsi të sh.f “Ismail Qemali” dhe kopshtit për fëmijë “Borëbardha” në Çair

Janë vendosur vizëbardha të reja në afërsi të SH.F “Ismail Qemali” dhe kopshtit për fëmijë “Borëbardha” në Çair.

Marketing

Nga kjo komunë thonë se vizëbardhat janë ndër shenjat më të rëndësishme të komunikacionit që rrisin nivelin e sigurisë së këmbësorëve e në veçanti të fëmijëve si pjesëmarrës më të rinj në komunikacion.

“Në suaza të punimeve që po i zhvillojmë për regjim më të sigurtë të komunikacionit, vendosëm vizëbardha përgjatë rrugëve në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe kopshtit për fëmijë “Borëbardha” që fëmijët tanë të lëvizin më të sigurt dhe vozitësit të vetëdijësohen për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në kumtesën e Komunës Çair.

Marketing