Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nëpërmjet një video-fjalim iu drejtua provokimeve që me rastin e hapjes së klubit bullgar në Manastir nxitën gjuhën e urrejtjes dhe mosbesimin siç tha ai, me qëllim për të vënë në pikëpyetje progresin e arritur deri më tani në dialogun ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, e arritur me një përkushtim të fortë me një vizion dhe udhëheqje të qartë nga të dyja palët, mund të jetë një zgjidhje dinjitoze mbi mosmarrëveshjeve për një të ardhme të përbashkët në BE.
“Që në ditën e parë të mandatit tim si kryeministër, kam thënë se nuk devijoj nga fakti se bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zhvillohen me dinjitet dhe në frymën e vlerave evropiane. Ne iu përmbajtëm këtij angazhimi gjatë gjithë kësaj periudhe. Kemi zbatuar projekte konkrete të përbashkëta, kemi përmirësuar marrëdhëniet dhe kemi reduktuar gjuhën e urrejtjes”, tha Kovaçevski.
Por sipas tij me vizitën e fundit të delegacionit bullgar në Manastir, shpirtrat e së kaluarës u zgjuan duke rindezur gjuhën e urrejtjes dhe mosbesimin kundër të cilave siç potencoi Kovaçevski, u luftua me sukses