Vizita në Borodyanka, Rama sheh nga afër pasojat e bombardimeve ruse

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kiev së bashku me homologun e tij malazez Dritan Abazoviç. Ata kanë vizituar fillimisht qytetin e Borodyanka-s për të parë nga afër dëmtimet që kanë shkaktuar bombardimet ruse.

Marketing

Siç duket nga pamjet, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Përveç forcave të sigurisë ukrainase, pranë tij ndodhet edhe trupa të ushtrisë shqiptare.

Kryeministrat Rama dhe Abazoviç udhëtuan 12 orë me tren nga Pshemishit i Polonisë për në Kiev. Ata do të priten ditën e sotme nga Presidenti Zelensky. Ndër zonat e luftës që do të vizitojnë është edhe ajo e Irpin.