Vizitë pune e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, Osmani dhe ministrit për punë të jashtme, Dimitrov në Paris

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje
evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot
qëndruan për vizitë pune në Paris. Gjatë vizitës, realizuan takime me sekretarin
shtetëror për çështje evropiane, zonjën Ameli de Monshalen, në Ministrinë e punëve
të jashtme të Francës si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e
kryetarit Emanuel Makron.
Në takime, zëvendëskryetari i Qeverisë, Osmani dhe ministri Dimitrov theksuan
rëndësinë e raportit të fundit të Komisionit Evropian që saktë pasqyron shkallën e
reformave të arritura në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar , dhe
qartë rekomandimin e përcaktuar për fillimin e negociatave të vendit tonë me
Bashkimin Evropian, që konfirmon gatishmërinë tone të plotë për fazën e ardhshme
të këtij procesi afatgjatë. Bashkëbiseduesit u informuan në detaje mbi progresin e
bërë mbi fushat kyçe të cilat janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian vitin e
kaluar, dhe janë një bazë solide për marrjen e vendimit nga ana e Këshillit Evropian
për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut këtë vit.
„Jemi të bindur se Franca do të njoh punën dhe etjen tonë për të krijuar një
demokraci evropiane të qëndrueshme dhe prosperuese në vend, që përputhet
plotësisht me vizionin dhe përpjekjet e Presidentit Makron për një Evropë të fortë, të
qëndrueshme dhe me prosperitet“, theksoi ministri Dimitrov.
„Perspektivat evropiane paraqesin lëndën djegëse të vetme e cila ka forcë të
mjaftueshme për të lëvizur fuqinë transformuese të bashkimit evropian në Ballkan, e
cila pikërisht rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregoi në vepra se mund të
ndryshoj shoqëritë kah më e mira, që paraqet bazë edhe për ndikim më të thellë më
rajonal, si interes i ndërsjellë në krijimin e stabilitetit dhe prosperitetit të përhershëm
të kontinentit në përgjithësi“, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë, Osmani, duke
potencuar në këtë drejtim pritjet e larta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por
edhe vendet nga rajoni, pikërisht për perspektivat evropiane të vendit.
Mbajtja e momentumit të vazhdueshëm dhe të përbashkët për implementimin e
agjendës reformues dhe valorizimin e progresit të arritur të vendit tonë padyshim do
të kontribuojnë në konsolidimin e fortë të perspektivës evropiane në rajon, si dhe do
ta konfirmojë gjithashtu kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

Marketing