Vizitohet Shtëpia në Sërmnovë, të cilën Shoqëria “Lëvizja” ka emëruar “Kulla Naser Veliu”

Tifozët e Gostivarit “Kastriotët”, nikoqir të Tifozëve “Kuq e zi” të Kombëtarës shqiptare!
Në protokol të vizitës dy ditore ishte e paraparë vizita në Sërmnovë, respektivisht
shtëpia që Shoqeria “Lëvizja” ka emëruar “Kulla muze e Naser Veliu”
Në Sërmnovë i priti i riu Nevri Seferi-Disha i cili drejtoj drejt Kullës, Tifozët Kuq e zi të Kombëtares së Shqipërisë, të mbledhur bashkë edhe me tifozët e qyteteve në gjitha hapësirat shqipfolëse si:
“Sokolat” Dibër
“Kuqezit e Jakovës”-Gjakovë
“Intelektualet” -Gjilan
“Tigrat Verdhë e Blu”-Elbasan
“Kastriotët”-Gostivar!
Në Kullë, mbi 50 tofoz u pritën nga Luan Veliu-Liridoni, Mehdi Mehmedi-Partizani dhe Nazif Ademi-Ceni, të cilët njoftuan të pranishmit mbi aktivitetet e Dëshmorëve dhe shtëpin e përzgjedhur si kullë e mbledhjeve për aktivitete ilegale, dhe vendimeve të mëdhaja!
Të pranishmit duke faleminderuar për pritjen dhe referimet mbi aktivitetet ilegale, u ndan të kënaqur, duke premtuar se vizitat do të përsëriten edhe në vazhdimësi!

Marketing

Marketing