Vizitori i dytë i Gruevskit nën hetim të Prokurorisë për krim të organizuar

Dy të punësuarve në dogana të cilët e vizituan të arratisurin Nikolla Gruevski u është ndryshuar vendi i punës.

Marketing

Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski në konferencën e sotme për shtyp tha se njëri prej tyre është vendosur arkiva në depo, ndërsa zyrtari Aleksandar Trajkovski, nga sektori i kontrolleve dhe hetimeve është dërguar në një vend tjerët të punës të nivelit më të ulët.

“Pason hetimi i brendshëm, dhënia e raporteve, hapja e procedurave. Nuk dua të predikojë, se si do të jetë rezultati nga ajo procedurë, por po rrjedhin dhe do të vazhdojnë në dy apo tre javët e ardhshme, që të mos bëjmë presion”, tha Tanasoski.

Aleksandar Trajkovski më 11 dhjetor është i dënuar për rastin e PSP-së “Shuplakat”, ndërsa ai tha se ka qenë në Bukuresht për t’u mjekuar, sepse në Maqedoni nuk mund t’i caktojnë diagnozë.