‘Vjedhja’, Selmani: Mesazh jo i mirë për Maqedoninë

Vjedhja e bankave, kazinove është një dukuri e cila po shpeshtohet në vendin tonë.

Marketing

Kohëve të fundit vjedhjet ndodhin pikërishtë aty ku ka qarkullim të parave.Profesori univerzitar Bashkim Selmani thotë se kjo është një mesazh joadekuar për vendin aq më tepër kr vendi pret me marrjen e dates për bisedime me BE-në, të thithë investues të huaj si shpëtim i vetëm për ekonominë e vendit.

“Për bizneset ndërkombëtar është një mesazh shumë I vështirë dhe jobesim I plotëkështu që nënkupton se si mund të sigurohen kapitalet dhe kjo është mesazh joadekuat për vendin. Maqedonia pret investime të huaja që është I vetmi shpëtim për ekonomin kjo mund të ketë edhe kërcënime të sigurisë së përgjithshme. Varfëria e skajshme është një ndër elementet esenciale në Maqedoni dhe një grup njerëz që janë devijanë në këtë rastë rrezikojnë gjithcka vetëm e vetëm për të aritur tek paraja”, tha Bashkim Selmani.

Profesori univerzitar Bashkim Selmani thekson se për tu kthyer besimi tek klientët duhet bankat të kenë sigurim publik dhe jo ato private.

“Për tu kthyer besimi tek bankat dhe te klientët më mirë të jetë siguria publike që nënkupton siguria nga ana e shtetit me qëllim që raste të tilla mos të përsëriten. Për arsye se vetëpërsëritja e këtyre rateve nënkupton edhe humbja e besimit te klientët por edhe në nivel ndërkobëtare dihet se bankat janë kryesore të cilat ndikojnë edhe ne zhvillimin e vendit dhe në investimet kapitale”, tha Selmani.

Sulmet ndaj bankave jane shtuar , javen e kaluar është sulmuar Tutnska banka, ndërsa para 2 muajve është vjedhur ekspozitura e “Hallk Bankës” e cila gjendet në rrugën për në Kaçanik drejt Vizbegut, kur pesë persona të armatosur kanë hyrë në bankë, i kanë kërcënuar të punësuarit, e më pas kanë marrë një shumë të pacaktuar parash. Deri më tani autoritetet akoma nuk kanë dale me hollësi për grabitësit e bankave.

Marketing