“Vjen Donnarumma, largohet Szczesny” – plani i Juventusit

10:35 | 24 Prill 2021

Marketing

Juventusi raportohet të ketë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e portierit të AC Milan, Gianluigi Donnarumma, i cili nuk ka rinovuar akoma.

Portieri do të jetë një agjent i lirë kur marrëveshja e tij aktuale skadon më 30 qershor dhe Rossonerët rrezikojnë të humbin lojtarin e tyre më të vlefshëm falas, transmeton lajmi.net.

Agjenti Mino Raiola po kërkon që të sigurojë një pagë të lartë për lojtarin e tij, ndërsa nuk është i kënaqur me ofertën zyrtare të ofruar nga Milani.

Corriere dello Sport dhe Sportitalia raportojnë se Juve tashmë janë në negociata me Raiola për të transferuar italianin si një agjent të lirë.

Ata me sa duket janë të përgatitur t’i ofrojnë një pagë me vlerë 10 milionë euro në sezon Donnarummas.

Nga ana tjetër, Milani thuhet se veçse ka kontaktuar me portierin e Lilles, Mike Maignan, si një zëvendësues.

Nëse Donnarumma do të bashkohej me Bianconerët, atëherë Wojciech Szczesny do të largohej./Lajmi.net/