Pas eliminimit nga Kampionati Botëror, kanë nisur ndryshimet në kombëtaren meksikane.
Meksika e nisi shumë mirë Kampionatin Botëror, me dy fitore radhazi, por eliminimi në 1/8 e finaleve nga Brazili, nuk është pranuar lehtë në shtetin e Amerikës Veriore.
Meksikanët janë kthyer në atdhe dhe kanë nisur pushimet tashmë, por drejtuesit e Federatës së Futbollit do të duhet të kërkojnë për një tjetër trajner.
Kjo pasi Juan Carlos Osorio, i cili drejtoi skuadrën në Rusi, vendosi të mos rinovojë më kontratën me përfaqësuesen e Meksikës.
Emri favorit për të marrë drejtimin e Meksikës është ai i ish mesfushorit argjentinas, Matias Almeida, i cili deri para pak ditësh ka drejtuar Chivas Guadalajara, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve të Amerikës së Veriut.