Vjen konfirmimi nga Qeveria, edhe Gostivari me Teatër

Qeveria sot konfirmoi se në seancën e fundsit të saj ka themeluar Teatrin e Gostivarit. “Me këtë vendim parshihet themelimi dhe funksionimi i teatrit të Gostivarit ku planifikohet të punësohen 27 persona, aktorë, kuadër teknik dhe administrat të cilat janë planifikuar të punojnë në ambientet e Qendrës për Kulturë në qytetin e Gostivarit”, tha në takimin e sotëm me gazetarë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha

Marketing

Ky vendim, th ai, ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e kulturës, pasurimin e jetës kulturore në Gostivar dhe promovimin e kulturës së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Gostivar dhe rrethinë.

“Për themelimin dhe funksionimim e këtij institucioni Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi që të sigurojë 10 milionë denarë nga buxheti i RM, ndërsa mjetet të tjera për aktivitetet programore të institucionit do të sigurohen në bazë të ligjit për Kulturë”, tha zëdhënësi Hoxha.

Marketing