Vjen oferta zyrtare, Enis Bardhi mbetet në La Liga

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi me shumë gjasa do të largohet nga Levante këtë verë, por do të vazhdojë të mbetet në futbollin spanjoll. Olympiakosi po shfaq interes për Bardhin, por në garë për nënshkrimin e tij është shtuar edhe skuadra e Elches.

Marketing

Mediat spanjolle raportojnë se Elche ka dërguar një ofertë zyrtare dhe ka nisur negociatat me Levanten për të transferuar Enis Bardhin.

Edhe pse pati negociata me gjigantin grek Olympiakos, megjithatë reprezentuesi i vendit preferon të qëndrojë në Spanjë. Bardhi refuzoi një ofertë nga liga amerikane e futbollit, MLS.