Vazhdimi i djeshëm i gjykimit për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike ka sjellur përplasjen e parë mes kryetarit të PDSH-së, menduh Thaçi dhe prokurores speciale, Fatime Fetai. Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të ish anëtarëve të KSHZ-së, Violeta Duma dhe Subhi Jakupi.
I akuzuari Bedredin Ibrahimi, parashtroi disa pyetje ndaj Violeta Dumës, që kishin të bëjnë me obligimet ligjore dhe vendosjet për ankesat e anëtarëve të KSHZ-së që kanë ardhur nga vendvotime në Strugë dhe Kërçovë.
Fatime Fetai reagoi ndaj Ibrahimit duke thënë se gjykimi ka filluar t’i përngjajë “pazarit”, transmeton Gazeta Lajm, kurse Ibrahimi u përgjigj se PSP po bën selektimin e dëshmive dhe se nuk dëshiron “të futet në lojërat e tyre”.
Me replikë është kyçur edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili tha se për shkak të kësaj akuze ai ka humbur 55.000 vota, duke numëruar dëshmi që sipas tij nuk janë marrë parasysh.
“Nëse keni dëshmi na i jepni. Zotëri Thaçi dy vite po ju dëgjoj”, u përgjigj Fetai.