Vjen reagimi i parë nga PD pas shpalljes “non-grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja

Pas shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Partinë Demokratike ka pasuar heshtja.

I pari reagim publik që vjen nga selia blu është ai i kryeredaktorit të gazetës zyrtare të PD, Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi.

Marketing

Në një reagim në rrjetet sociale, Kasmi e quan Berishën ‘burrë shteti’ ndërsa arsyet i lidh me qëndrimin e ish kryeministrit për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi. Teksa ndan me miqtë edhe foto nga takimet e Berishës me dy presidentët amerikanë, George Bush 1 dhe të birin, George Bush 2, Kasmi thotë se vendimi kërkon sabotimin e paqes në rajon.

POSTIMI I PLOTË I BLEDI KASMIT:

Burre shteti dhe fotot “non grata”!

Te tjerat jane lobime te mafias rajonale ne sherbim te regjimeve Rama-Vuçiç dhe kunder interesave te shqiptareve dhe stabilitetit ne rajon, prandaj mos i merrni seriozisht sepse me kohen ato do te perfundojne atje ku e kane vendin…

Mos harroni. Berisha ishte i pari qe kundershtoi dhe luftoi kunder projektit Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijve ne Ballkan, gje per te cilen po paguan koston e lobimeve te Beogradit dhe vartesit te tyre ne Tirane.

Ata po tentojne t’i rikthehen ketyre projekteve te coptimit te Kosoves dhe ne sherbim te saj, hapi i pare qe kane ndermarre eshte qe ti mbyllin gojen Sali Berishes,.

Kjo nuk e demton imazhin e tij, por e larteson ate si njeriu qe nuk lejoi hapjen e “Kutise se Pandores” ne Ballkan duke u kthyer ne mbrojtjesin kryesor te paqes ne rajon ne te gjitha faktorin shqiptar..

Pra, nuk e kane me Sali Berishes, por me te gjithe ne, dhe ata qe nuk duan te hedhin ne ere paqen ne rajon.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

Marketing