Vjen reagimi i Zaevit pas ikjes së Gruevskit në Hungari

Pasi u zhduk pesë ditë më parë, ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski u lajmërua nga Budapest.

Marketing

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se ky informacion është duke u verifikuar.

“Unë jam në Budapest dhe kërkova azil politik në Hungari”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Facebook. Ai shtoi gjithashtu se kishte marrë kërcënime me vdekje në ditët e fundit.

Nuk është e qartë se si ai kaloi në Hungari, pasi ai ishte nën masa të veçanta sigurie.

“Nuk e dimë nëse ka të bëjë me prosperitetin apo jo, duhet të thellohen hetimet për të kuptuar se Gruevski është larguar nga Maqedonia”, ka thënë Zaev.