Pas arratisjes së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski vjen edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë për Politico.eu, se Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari duhet të vuaj dënimin me burg në vendin e tij.
“Gruevski ka qenë i dënuar në nga gjykata e Maqedonisë me një proces të drejtë dhe transparent për keqpërdorimet e detyrës zyrtare me dy vjet burg. Dënimi është konfirmuar dhe nga instanca të tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe në katër lëndë të tjera penale. Ne vlerësojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, kanë deklaruar nga DASH.