Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeminstre.
Ai në shkrimin e tij thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit është kontribut i frymës dhe filozofisë Rugoviane.
Ndërsa, mes të tjerave, Bajraj i është drejtuar edhe liderit të VV-së, Albin Kurtit, duke i kujtuar se partia e tij duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të akceptojnë faktin se LDK është e madhe, e fortë dhe e fuqishme.
“Albin Kurti dhe LVV-ja, duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të akceptojnë faktin se LDK-ja është e madhe, e fortë dhe e fuqishme përballë oponentve dhe rivalëve politik, dhe si të tillë duhet respektuar në të drejtën e saj, konform besimit dhe mbeshtetjës nga sovrani”, shkruan Bajraj.
Ja shkrimi i plotë:
Urime Dardani Antike-Kosovë,
Urime LDK,
Urime Vjosa Osmani, Kryeministre n’ardhje e Republikës së Kosovës.
Lajmi që gëzoj Kosovën, Shqipërinë, Shqiptarinë…!