Vjena dhe Çairi thellojnë bashkëpunimin

Anëtarja e Këshillit komunal të Distriktit 7 të Komunës së Vjenës të Austrisë, Kati Shniberger, njëra ndër aktivistet e shquara të eurointegrimeve dhë pjesë e Partisë së Gjelbër të Austrisë, qëndroi sot
në Komunën e Çairit. Kreu i komuës visar Ganiu së bashku me Shniberger vizituan edhe Rrugën Evropiane në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Marketing

Thellimi i bashkëpunimit mes dy komunave ishte një nga temat kryesore, duke marrë parasysh edhe faktin se një numër i konsiderueshëm i bashkëqytetarëve tanë jetojnë në Vjenë. Në këtë drejtim u dakorduam edhe për inicimin e binjakëzikimit me Distriktin 7 të Komunës së Vjenës.
Me zonjën Kati Shniberger ishim të një mendimi që të fillojmë bashkëpunimin edhe përmes projekteve të përbashkëta, që do të kishin ndikuar për një mirëqenie edhe më të mirë për bashkëqytetarët tanë të Çairit- shkruan Ganiu.