Vjosa Osmani: Vetëvendosje duhet ta dijë, s’mund të gjejë partner më serioz se LDK-në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është duke investuar që mos të arrihet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Marketing

Osmani ka kërkuar nga aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre e provokimeve, për shkak se siç ka thënë ajo ”kjo gjë i konvenon vetëm të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend”.

”Kam një porosi për të gjithë aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre provokimeve nga jashtë, me qëllim që të dështojë një koalicion mes këtyre dy partive”.
”Ne e dimë që kujt nuk i konvenon një koalicion i tillë. Me sulmet ndaj njëra-tjetrës, po i bëjnë nder të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend”.

Ajo në Blic Interview ka treguar se edhe liderit të Vetëvendosjes ia kanë qartësuar se pozita e kryeministrit i takon atij, njofton Klan Kosova.

”Vetëvendosje duhet ta dinë, që nuk mund të gjej partnerë më serioz se LDK. Ne ia kemi bërë të qartë zotërit Albin Kurti, se ai do të jetë kryeministër edhe i LDK-së edhe i ministrave tanë”.

”Disa prej tyre po dalin nëpër televizione dhe po bien pre e provokimeve që vijnë nga jashtë”, është shprehur Osmani.