Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidentja e Re e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Të pranishëm në këtë seancë ishin 84 deputetë, ku në kutinë e votimi ishin gjithsej 82 vota.

Kësisoj deputetët shumicë të Kuvendit të Kosovës me 71 vota pro arritën që në raundin e tretë të zgjedhin Vjosa Osmanin si presidenten e vendit, për një mandat 5 vjeçar.