“Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte”

Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte të kryera nga forcat e tij ruse në Ukrainë, tha të premten sekretari britanik i drejtësisë.

Marketing

Dominic Raab, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministëri i Britanisë së Madhe, u pyet në Times Radio nëse ai e shihte përfundimin e konfliktit me burgosjen e Presidentit rus për krime lufte.

“Mendoj se rreziku për këtë është shumë real dhe ai duhet të fillojë ta mendojë këtë”, tha Raab. “Përtej situatës së tij personale, çdo komandant rus që po vepron në Ukrainë, ose që drejton nga Moska, e di mirë se, kur merr një urdhër të paligjshëm për të vrarë civilë apo për të sulmuar vende të palejuara, është në rrezik. Me sa di, kryeprokurori i Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare, Karim Khan, po udhëton për në Ukrainë”.

“Ata duhet ta dinë tani se përballen me rrezikun e vërtetë për të përfunduar në bankën e të akuzuarve të një gjykate dhe, në fund të fundit, në një burg, nëse zbatojnë ato urdhra të paligjshëm”- vijoi ai.