Vladimir Putin vendos të bojkotojë samitin G20

Presidenti rus, Vladimir Putin, bojkoton samitin eG20-ës në Indonezi. Kremlini njoftoi se ai nuk planifikon t’u adresohet të pranishmëve as fizikisht dhe as përmes video-konferencës. Ndër motivet e renditura për këtë mungesë në skenën e të mëdhenjve, përmendet agjenda e ngjeshur e Vladimir Putin.

Marketing

Indonezia, që organizon këtë samit, ka ftuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili refuzoi pjesëmarrjen nëse në event do përfshihej homologu i tij rus, qoftë edhe virtualisht. Por të mëdhenjt nuk do mungojnë në këtë samit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën me liderin e Kinës, Xi Jinping. Në ballafaqimin e parë me prezencë fizike në dy vitet e fundit, ata pritet të flasin për një sërë çështjet nga lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet për Tajvanin e deri të marrëdhëniet ekonomike.

Uashingtoni shpreson që të bindë zyrtarët e Pekinit t’i bëjnë presion Putinit që të ndalë luftën.