Dusan Vlahovic tashmë është futbollisti më i ri i Juventus-it. Një transferim shumë i vlefshëm ky për bardhezinjtë, të cilët sigurojnë shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë në këtë merkato.
Vetëm 22-vjeç dhe sulmuesi serb është bërë edhe futbollisti që ka vendosur rekord sa i takon blerjeve të janarit, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Seria A që është bërë në merkaton e dimrit.
Megjithatë, nëse konsiderohet edhe merkato e verës, blerja e Vlahovic nga Juventus-i nuk arrin as në podium.
Sipas klasifikimit të blerjeve në Serinë A të bërë nga “Sky Sport”, duke u bazuar te të dhënat e “Transfermarkt”, sulmuesi serb është në vendin e shtatë.
10 vendet e para, duke theksuar se është marrë në konsideratë vetëm shifra bazë pa bonuset e mundshëm:
Cristiano Ronaldo: nga Real Madrid tek Juventus për 117 milionë në verën e vitit 2018
Gonzalo Higuain: nga Napoli tek Juventus për 90 milionë në verën e vitit 2016
Matthijs De Ligt: nga Ajax tek Juventus për 85.5 milionë në verën e vitit 2019
Arthur: nga Barcelona tek Juventus për 76 milionë në verën e vitit 2020. (përjashtohen bonuse deri në 6 milionë euro)
Victor Osimhen: nga Lille te Napoli për 75 milionë në verën e v itit 2020. (përjashtohen bonuset deri në 5 milionë euro)
Romelu Lukaku: nga Manchester United tek Inter për 74 milionë në verën e vitit 2019
Dusan Vlahovic: nga Fiorentina tek Juventus për 70 milionë në janarin e vitit 2022. (përjashtohen bonuset deri në 10 milionë euro)
Hernan Crespo: nga Parma te Lazio për 56.81 milionë në verën e vitit 2000
Gianluigi Buffon: nga Parma tek Juventus për 52.88 milionë në verën e vitit 2001
Gaizka Mendieta: nga Valencia te Lazio për 48 milionë euro në verën e vitit 2001