VLEN: Anti-korrupsioni të veprojë në rastin me Elmi Azirin

Bujar Abazi nga Koalicioni VLEN sot në konferencë për shtyp i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të veprojnë në rastin me Elmi Azirin, për të cilin thonë se ka konflikt interesi.

Marketing

“Kompania RITRON COPY DOOEL, import-eksport nga Kumanova, pronar i së cilës është nipi i deputetit të të ashtuquajturit- Frontit Europian, Elmi Aziri, për vetëm një vit ka inkasuar gjithsej 7 milionë denarë nga institucionet shtetërore. Pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore gjatë asaj periudhe menaxhere kanë qenë stafi i Artan Grubit dhe BDI-së”.

“Tashmë është e qartë se pse deputeti Elmi Aziri ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të koalicionit të Ziadin Selës me Ali Ahmetin. Është koha për veprim! Ftojmë Komisionin Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare dhe Prokurorinë Publike të kontrollojnë: A ka raportuar deputeti Elmi Aziri në fletën e anketimit se firma e
nipit të bashkëshortes së tij është rrethanë e mundshme për konflikt interes? A ka shtuar pasurinë deputeti Elmi Aziri në periudhën nga qershori 2021 deri në tetor 2022, apo më pas?”
“Të hetohet nëse tenderët e pranuar nga kompania RITRON COPY DOOEL, import-eksport nga Kumanova, janë rezultat i ndikimit politik të arritur nga deputeti Elmi Aziri? Presim që institucionet të veprojnë brenda një kohe të arsyeshme, dhe vihemi plotësisht në dispozicion të tyre për informacione shtesë për të cilat konsiderojnë se do t’i ndihmojnë për të pastruar këtë dosje me efikasitet”, tha Bujare Abazi.

Marketing