VLEN: BDI-ja e përfshiu edhe presidenten e Kosovës në përpjekjet për t’i ikur përgjegjësisë për krimet

Sapo personi A.G., simboli i korrupsionit politik dhe krimeve në kazino, u shfaq për të “mbrojtur” Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithçka u bë e qartë! Nuk do të na habisë nëse në hetim dëshmohet se pasuesit e tij me qëllim dhe me paramendim e provokuan skandalin me skanerin në aeroport. VLEN, si zëri i shqiptarëve në Qeveri, është një partner i sigurt i SHBA-së, BE-së, Kosovës dhe Shqipërisë. Problemi i BDI-së është se askush nuk e pranon tezën e tyre të rreme se dikush ua ka vjedhur legjitimitetin.
Të gjorët, vetëm hajninë e kanë në mendje dhe janë të obsesionuar se si ta mbajnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme. Nuk e kanë dert për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe për interesat kombëtare shqiptare. E vetmja gjë që u intereson është se ka ardhur koha për t’u përballur me përgjegjësinë. Dhe tani po kërkojnë një rrugëdalje, po mbyten në mëkatet e tyre dhe për këtë arsye po kapen për një fije bari. Në mënyrë të pacipë i nënvlerësojnë shqiptarët me mendimin se janë naivë dhe se do t’i lejojnë të bëhen pengje për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre të korruptuar nga proceset gjyqësore. Derisa “qengjat të heshtin”, kemi një mesazh – turpi që do t’ju arrijë do të jetë aq i madh sa edhe ajo e mirë që ndonjëherë Ali Ahmeti ka bërë për shqiptarët, do të barazohet me zero. Nuk ka ikje nga e vërteta!
Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës.
Ne i bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së. Faktet janë si më poshtë:
1. MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.
2. Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.
3. Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë? E ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat. Edhe një herë i bëjmë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së.

Marketing
Marketing