VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë!

Këto ditë morëm vesh pse BDI është në panik dhe me sjellje paranojake
dëshiron të shkaktojë desbatilizim.
BDI ka marrë tatëpjetën dhe po qëndron në këmbë të qelqta. Ata
destabilizimin po tentojnë ta përdorin si tymnajë për ta mjegulluar
gjendjen brenda partisë së tyre.
Me instalimet e tyre nëpër çdo institucion kjo parti ka pasur një
mision: Mbulimin e krimeve dhe përçarjeve të tyre brenda radhëve të saj.

Marketing

Po si duket gënjeshtrat brenda BDI-së po shpërthejnë si fluska sapuni.
S’mund ta mbulosh diellin me shosh andaj ish-zyrtari nga radhët e BDI-së
Azem Avdiu shpalosi një të vërtetë të madhe që VLEN e thotë për një kohë
të gjatë. BDI ka nevojë për rifreskim të figurave brenda vetes së saj.
Nuk mund për një grusht njerëzish të cilët janë bërë milionerë të vuan i
gjithë populli shqiptar dhe fati i popullit të diktohet nga disa persona
të korruptuar dhe të zhytur në krim. Nuk mund për Soravinë e Drin
Ahmetit të vuan i gjithë populli shqiptarë.

Dhoma 161 u është bërë makth, janë në ethe që sms-të të mos dalin në
publik si dëshmi e ofertave të pandershme që kishin për të hyrë në
qeveri në vend të VLEN me gjysmën e ministrive, pa kryeparlamentarin dhe
me premtim për mbështetje në terren për zgjedhjen e maqedonasve për
kryetarë të komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet lokale të vitit
2025.

VLEN mjet funksionimi ka bashkëpunimin dhe mbështetjen, prandaj do t’i
luftojë mjetet e mbrapshta që instaloi BDI, kushtëzimin e kërcënimin.
VLEN ka nevojë për opozitë konstruktive!

Marketing