VLEN: BDI të bëhet pjesë e Manifestimit zyrtar për MO-në

VLEN akuzon BDI-në se po tenton të privatizojë datën e 13 gushtit 2001, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit. Deputetja Saranda Imeri Stafai nga VLEN në konferencën e sotme për media tha 23 vjet më parë u shkrua një kapitull i ri në historinë e vendit ndërkaq siç potencoi ajo BDI përpiqet ta privatizojë.

Marketing

SARANDA IMERI STAFAI, DEPUTETE NGA VLEN

“Për mua si vajza e Imer Imerit njërit prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje historike kjo paraqet shumë më tepër se një dokument politik, është trashëgimia e një brezi që luftoi për një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri të përbashkët. Ndihem e indinjuar kur shoh që një datë e cila duhet të na bashkojë është duke u përdorur për interesa të ngushta partiake. Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat përfshirë edhe BDI-në, Ali Ahmeti vendosi të devalvojë festën shtetërore dhe institucioanle të ditës së nënshkrimit të marrëveshsej kornizë të Ohrit në një festë private”.

Imeri i bëri thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmetit që të mos bëjë përçarje në mes popullit shqiptar. “Në emër të personazhit dhe veprës së babait tim shfrytëzoj rastin ti drejtohem personalisht zotri Ali Ahmetit, askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga marrëveshja kornizë e Ohrit, prandaj ju bëj apel të mos bëni përçarje mes popullit tonë” tha ajo.

Imeri tha se pret që BDI të rishikojë vendimin dhe të pranoj ftesën në vend të një eventi feste për të marrë pjesë në festën shtetërore të kësaj date të rëndësishme.

Marketing