VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI, për 20 vite, shndërruan Jeni Xhaminë në muze!

Që kur populli shqiptar i dërgoi në opozitë, Bashkimi për Devalvimin e
Institucioneve (BDI) nuk i ndal britmat e tyre për të bëmat e veta! Kjo
parti, në palcë me bindje enveriste, pa fije turpi tani ka dalë kinse
dëshiron t’i mbrojë vlerat fetare të trashëgimisë kulturore. Paradoks në
vetvete!
Ankesat e popullit shqiptar për Jeni Xhaminë datojnë që prej dy
dekadash, pikërisht aq sa BDI ka qenë në pushtet! Megjithatë, duke qenë
të zënë me korrupsion, zhvatje dhe mbrojtjen e “Luginës së Ujqve” të
partisë së tyre, ata këto zëra i kanë shtypur përmes pushtetit.
Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë kuadrin e saj,
Behixhudin Shehapin, se pse në vitin 2011, gjatë periudhës kur ai mbante
pozita kyçe në institucionet e kulturës, emri i Jeni Xhamisë u ndryshua
në “Kisha Shën Gjorgji”.
Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve duhet të pyesë Behixhudin
Shehapin se pse në vitet 2014 dhe 2015 lejuan dhënien e lejeve të
dyshimta për konservim dhe nuk morën asnjë masë të vetme për të
parandaluar shkeljet ligjore në ndryshimin e karakterit të xhamisë.
BDI-ja nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore apo fetare. Me një mendësi enveriste që ka
shtypur çdo zë kritik dhe me veprime titiste për t’u shërbyer interesave
të huaja, kjo parti ka shkatërruar gjithçka që shqiptarët kanë ndërtuar
me shekuj në Maqedoni.
Koalicioni VLEN mbetet i palëkundur në mbrojtjen e trashëgimisë sonë
kulturore dhe fetare, duke kundërshtuar çdo përpjekje për t’i zhdukur
këto vlera. Behixhudin Shehapi dhe BDI-ja duhet të japin llogari para
popullit shqiptar për rolin e tyre në këto veprime të papranueshme!
Populli shqiptar nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë këtë akt të
turpshëm!

Marketing
Marketing