VLEN deri te BDI: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

Më 24 prill dhe 8 maj, populli shqiptar do të nënshkruajë konfirmimin e pensionimit politik të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përpjekjet e tilla bllofuese të kryesisë së frikësuar të BDI-së për të fshehur frikën nga ndryshimet që do të ndodhin, nuk kalojnë askund, sepse asgjë nuk varet më prej tyre. Megjithatë, VLEN nuk do të lejojë as hapësirën më të vogël për shpërndarjen e mjegullës.

Marketing

Ftojmë Ali Ahmetin, Bujar Osmanin, Artan Grubin që të zgjedhin një noter dhe një kohë ku do të nënshkruajmë deklaratat se kushdo që humbë nuk do të ketë të drejtë të merret më asnjëherë me politikë.