VLEN emëron pesë profesorë universitarë për zv/ministra

Nga gjithsej 7 zv. ministra të cilët vijnë nga radhët e Koalicionit VLEN, pesë nga këta janë nga bota akademike, profesorë universitarë.

Marketing

Flakron Bexheti, doktor shkence do të jetë zv/ministër i Bujqësisë, Kaltrina Zekolli, doktor shkence do të jetë zv/ministre e Transportit, Lulzim Aliu, doktor shkence do të jetë zv/ministër i Arsimit, Astrit Iseni, doktor shkence është caktuar të jetë zv/ministër në MPB, si dhe Safije Sadiki Shaini zv/ministre e Sportit, është doktorante dhe ligjëruese në universitet.
Sedat Sulejmani është emëruar zv/ministër i Kulturës, ndërsa Elfete Ismaili është emëruar zv/ministre e Mbrojtjes, të dy profesionistë të shquar.

Flakron Bexheti është ligjërues në Universitetin “Nënë Tereza”, njëjtë Kaltrina Zekolli dhe Safije Sadiki Shaini. Astrit Iseni është ligjërues në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” dhe Lulzim Aliu i cili ligjëron në Universitetin “Kirili dhe Metodi”.

Marketing