VLEN: Fronti i Ahmetit në këmbë të qelqta!

Asgjë më nuk varet nga Ali Ahmeti. Autoriteti i Ali Ahmetit është shkatërruar pas skandaleve të lidhura me Artan Grubin. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, ai nuk ka më mundësinë të imponojë asnjë zgjidhje apo të konsolidojë radhët, sepse askush nuk beson më se do të kthehen shpejt në pushtet.
Dëshpërimi ka shkuar deri aty sa të çon inate edhe me administratën amerikane, duke i mbajtur afër dhe justifikuar sjelljen e kuadrove të BDI-së që janë në lista të zeza. Skenarit për bojkot dhe planeve për provokimin e incidenteve ditën e zgjedhjeve i ka paraprirë një përçarje e brendshme në frontin e BDI-së.
Prandaj, në vend që të defokusojë opinionin me shqetësim të rrejshëm për gjuhën shqipe, BDI duhet të përgjigjet:
A i ka thënë Ahmeti Selës se nuk mund të heqë dorë nga shërbimet e Ramiz Merkos? A është e vërtetë që Artan Grubi qëndron pas Ramiz Merkos për shkak të pazareve të tyre të ndërsjella? A është e vërtetë që Zijadin Sela i është kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Strugë nëse Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve do ta vërtetojnë atë që po themi: pas përpjekjes për të shkaktuar krizë politike fshihet frika nga humbja, për shkak të përplasjeve të brendshme që synojnë të mbrojnë ish-funksionarët e korruptuar të BDI-së dhe njerëzit e tyre të afërt. Skenari i bojkotit nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturin “deshqiptarizim”, për të cilin BDI po mashtron. Populli shqiptar e ka kuptuar këtë mashtrim politik dhe do ta ndëshkojë ashpër këtë tradhti në zgjedhjet e ardhshme.

Marketing
Marketing