VLEN-i njofton ribalancin e buxhetit, kritikon ish ministrin e Financave, Fatmir Besimin

Koalicioni VLEN është deklaruar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë, në kuadër të së cilës u miratua ribalanci i Buxhetit, transmeton TV21.

Marketing

Nga Koalicioni VLEN thonë se “dëshmojnë përkushtimin për qytetarët”, ndërkohë që kanë dërguar kritika ndaj ish minitrit të Financave, Fatmir Besimi, për të cilin thonë se “e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale”.

“Për hirë të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicionio VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale. BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët, veçanarisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë.
Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajdutri, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike.