VLEN informon qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mos bien pre e manipulimeve të BDI-së

Si koalicion faktorizues në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndjejmë për
obligim të informojmë publikun e gjerë në Kosovë e Shqipëri, por edhe në
vendet tjera kudo që jetojnë shqiptarë. VLEN është duke bërë punë të
dyfishtë, duke korrigjuar gabimet e BDI-së dhe duke përmbushur premtimet
e zotimet nga fushata elektorale.
Ata që duhej ta rregullonin statusin e ushtarëve të UÇK-së, nuk e bënë.
Qytetarët e dinë dhe janë dëshmitarë se si BDI anashkaloi me vite të
tëra statusin e ushtarëve të UÇK-së duke e vendosur si çështje të
parëndësishme.
Së pari, VLEN është duke punuar intenzivisht për të rregulluar çdo
nevojë e kërkesë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Fatmirësisht,
Blerim Ramadani, ushtar i UÇK-së e kishte lexuar me kohë skenarin e
BDI-së. Logjistika kryesore për flijimin e Blerim Ramadanit ishte Islam
Abazi i Zajazit, i cili vepronte me urdhër të Ali Ahmetit dhe Blerim
Bexhetit. E kjo çështje u demaskua lehtësisht sepse u kuptua qartësisht,
BDI ishte në gjendje ta bëjë “kurban” ushtarin e UÇK-së, për disa pikë
të ulëta politike. Ata dështuan edhe kësaj radhe.
Së dyti, derisa BDI me ngazëllim pranonte urata për zyrtarizmin e gjuhës
shqipe në Maqedoninë e Veriut, ata tani po e përgënjeshtrojnë veten,
sepse po rezulton që statusi i gjuhës shqipe akoma qenka i pa zgjidhur
përfundimisht. Prandaj, uratat e falsifikuar nga manipulimet e maskuara
po dalin në pah që zyrtarizmi i shqipes nuk paska qenë i vërtetë.
Shqiptarët kudo që jetojnë duhet ta kenë të qartë se VLEN-i po punon pa
ndalur që t’ia kthejë dinjitetin gjuhës shqipe edhe secilës çështje
tjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, besojmë se përpjekjet
aktuale të BDI-së për të ikur nga përgjegjësia dhe llogaridhënia përmes
krijimit të një atmosfere pasigurie mbesin jo vetëm jo serioze por edhe
përpjekje të dështuara qysh në fillim.
VLEN mbetet fuqishëm e përkushtuar për ruajtjen e karakterit multietnik
të shoqërisë dhe shtetit tonë, për respektimin dhe promovimin e
Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe për forcimin e gjyqësorit si
shtyllë e pavarur e demokracisë. Apelojmë te të gjitha subjektet dhe
institucionet politike, përfshirë BDI-në, që të tregojnë përgjegjësi dhe
konstruktivitet në diskursin e tyre publik.
VLEN vazhdon të mbetet gardian i të drejtave të shqiptarëve në
Maqedoninë e Veriut!

Marketing
Marketing