Një epokë e re po lind për Maqedoninë e Veriut, me një investim historik prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar, vendi ynë futet në një trajektore të re zhvillimi dhe modernizimi. Ky është një mesazh i qartë besimi ndërkombëtar ndaj vizionit të ri që përfaqëson Qeveria dhe koalicioni VLEN është më i fortë se kurrë!
Në kuadër të marrëveshjes për Partneritet Strategjik mes dy vendeve, do të realizohen projekte madhore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë: Spital i ri modern në Kërçovë, bashkë me qendër shëndetësore; Rikonstruktim i plotë i Spitalit Klinik të Tetovës, për shërbime cilësore dhe kapacitete më të mëdha; Finalizimi i spitalit klinik në Shtip dhe ndërtimi i një Fakultetit të ri mjekësor, në përputhje me standardet bashkëkohore; Hekurudhë moderne dhe e shpejtë nga Tabanoc në Gjevgjeli, që do të lidhë Maqedoninë e Veriut me rajonin dhe Evropën.
VLEN si ombrellë politike që përfaqëson vullnetin dhe shpresën e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit, siguron që kjo paketë investimesh të mos mbetet në letra, por të shtrihet drejtësisht dhe barabartë edhe në zonat shqiptare aty ku për dekada është dashur më shumë përkujdesje dhe investim real. Ky është vizioni ynë për një shtet të drejtë, funksional dhe të zhvilluar, ku çdo qytetar, pavarësisht prejardhjes apo rajonit, ndjen përfitimet e reformave dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Nga Likova e deri në Strugë, VLEN do të sigurojë që kjo mundësi historike të përkthehet në mirëqenie reale për të gjithë qytetarët.
E ardhmja ka emër: VLEN.