VLEN ja në cilët ministri do të ketë sekretar shtetëror

Vazhdon ndarja e posteve të eshalonit të tretë në kuadër të Qeverisë që pritet të drejtohet nga Hristijan Mickoski dhe tashmë krahas gjashtë ministrive dhe shtatë zëvendës ministrave që do drejtojë Vlen, edhe pesë sekretar shtetërorë do të drejtohen nga kuadër i tyre.

Marketing

Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se Vlen do ti takojnë pesë sekretar shtetërorë edhe atë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Integrimit Europian, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës si dhe Ministria e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Vlen në Qeverinë e re të drejtuar nga Hristijan Mickoski do të drejtojë me 6 ministri.

Sipas informacioneve ekskluzive të cilat i publikoi dhe Zhurnal, gjashtë ministritë që do të drejtojë Vlen tashmë janë dakorduar bashkë edhe me programin qeveritar.

Kështu, në duart e kuadrove të Vlen do të jenë Ekonomia, Eurointegrimet, Ekologjia, Politika sociale dhe Qeverisja e mirë.

1. Ministria e Ekonomisë dhe Punës
2. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
3. Ministria e Shëndetësisë
4. Ministria e Integrimit Europian
5. Ministria e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë
6. Ministria pa resor për Qeverisje të mirë.

Ndërkohë që sipas informacioneve që disponojmë, krahas gjashtë ministrive, Vlen do ketë 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretar shtetëror.

Kështu, Vlen do i takojnë postet e zëvendës ministrave në MPB, Transport dhe Lidhje, Arsim, Bashkësitë Etnike, Bujqësi, Mbrojtje dhe Kulturë.