“Të nderuar qytetarë, të dashur mërgimtarë,
Sot jemi pranë Kufirit të Tabanocit me një lajm që prekë drejtpërdrejt jetën dhe përditshmërinë e juaj dhe tonën.
Kufiri i Tabanocit, i njohur për qarkullimin e madh dhe posaçërisht gjatë sezonit veror, shumë shpejt do të jetë pjesë e sistemit modern dhe efikas “One Stop” – një ndalesë, një kontroll, kalim i shpejtë dhe i sigurt! Dhe ky sistem është veçanërisht i rëndësishëm për ju mërgimtarë sepse çdo vit që ktheheni në vendlindje hasni në pritje të gjata në kufi, të cilët shumë shpejt do t’i takojnë të shkuarës.
Vetëm disa javë më parë, ky sistem u vu në funksion edhe në kufirin me Kosovën, në Bllacë, dhe menjëherë pamë rezultatet të shkëlqyeshme: pritjet disaorëshe u shndërruan në kalime disa minutëshe ndërsa qarkullimi i qytetarëve u rrit ndjeshëm.
Të dashur mërgimtarë,
Ju jeni krenaria jonë dhe Qeveria VLEN kujdeset për ju, sepse ju VLENI” – thonë nga VLEN.